Zyrtare: Di Gregorio, portier i ri i Juventusit

Portieri Michele Di Gregorio ka kaluar te Juventusi nga Monza, pasi i kreu me sukses testet mjekësore sot gjatë ditës.
Portieri italian do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Thiago Motta.
Ai është huazuar fillimisht për 4 milionë euro, me obligim blerjeje në fund të edicionit për 14 milionë euro tjera. I gjithë transferimi i tij do t’i kushtojë Juventusit rreth 18 milionë euro, ka njoftuar klubi italian.
“Michele i bashkohet Juventusit si portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Serie A”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi.
Di Gregorio pati 127 pritje në 33 paraqitje me Monzan. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































