Zyrtare: Bonera rikthehet te Milani
Milani ka publikuar zyrtarisht stafin që do ta ndihmojë Marco Giampaolon në sezonin 2019/20 në Serie A.
Daniele Bonera është rikthyer zyrtarisht te skuadra italiane si asisten i trajnerit të Rossonerëve.
Ish-mbrojtësi u pensionua te Villareali javë më parë, duke u rikthyer kështu te Milanello, aty ku luajti nga viti 2006 deri në vitin 2015, e që ka bërë 201 paraqitje.
Në rolin e ri, 38-vjeçari do të jetë asistent i Giampaolos, për t’ju bashkuar pjesës tjetër të stafit si, Francesco Conti, Salvatore Foti dhe Fabio Micarelli.
Stefano Rapetti do të jetë trajner i fitnesit, Luigi Turci si trajner i portierëve dhe Emiliano Betti si asistent i këtij të fundit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























