Martin Braithwaite e ka mbyllur transferimin e tij te Barcelona pasi klubi katalunas i pagoi Leganes klauzolën e lëshimit prej 18 milionë eurove të sulmuesit  danez.

Braithwaite ka shkruar një kontratë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2024, ndërsa klauzola e tij e re e lirimit do të jetë 300 milionë euro.


Klubi ishte vënë pas një lojtari tash e disa javë, shkaku i dëmtimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, si dhe largimit të Carles Perez.

Në janar, Barcelona refuzoi idenë për ta sjell një sulmuesi, por dëmtimi i Dembele e detyroi klubin.

La Liga i dha leje klubit për të nënshkruar me një zëvendësim të Dembeles jashtë afatit kalimtar të janarit, pasi u konfirmua se francezi do të humbasë gjashtë muajt.

Willian Jose dhe Angel Rodriguez ishin objektivat primar të Barcelonës, por në fund u vendos për Braithwaite.

28-vjeçari ka luajtur në 27 ndeshje në La Liga Santander dhe Copa del Rey për Leganes këtë sezon, duke shënuar gjithsej tetë gola.

Sulmuesi ka shumë përvojë, pasi ka luajtur edhe në Danimarkë, Francë dhe Angli. /Telegrafi/

telegrafi sport app