LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj: MPJ nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës

Zyberaj: MPJ nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj  thotë se kjo ministri nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa sa herë janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës.

Ai po ashtu ka përmendur dy rastet e fundit, ku Ministria  e Punëve të Jashtme të enjten ka shpallur person non-grata zyrtarin e UNMIK-ut me shtetësi ruse, Mihajl Krasnoshchenkov, si dhe i ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe Ana Brnabiq, pas deklaratave të saj raciste ndaj liderëve kosovarë.


Kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët, i quan njerëz të malit, Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë
Lexo po ashtu Kryeministrja serbe fyen rëndë shqiptarët, i quan njerëz të malit, Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë

“Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur dje zyrtarin e UNMIK-ut me shtetesi ruse si persona non-grata. Kjo vjen pas hezitimit të UNMIK-ut për të hequr imunitetin e zyrtarit dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore. Në të njëjtën kohë një ditë më parë për shkak të deklaratave të saj raciste, Kryeministres serbe Ana Brnabic i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë. Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të ngurrojë të ndërmarrë masa të tilla në çdo moment kur janë në pyetje interesat kombëtare të Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook. /Telegrafi/