LAJMI I FUNDIT:

Zyberaj: Daçiq do të përfundojë në burg, i shiti armë ISIS-it

Zyberaj: Daçiq do të përfundojë në burg, i shiti armë ISIS-it

Këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka akuzuara shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq se qëndron prapa krimit të organizuar serb dhe se ka shitur armë edhe për organizatën terroriste të Shtetit Islamik.

Në një postim në Faecbook, Zyberaj shkruan se prej kohësh janë të informuar nga  bashkëbiseduesit ndërkombëtarë se Daçiq është njeriu nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor.


“Duke e kamufluar këtë qëllim me atë se gjoja po bën betejën kundër Kosovës, është përpjekur të fitojë poenë politikë në Serbi. Mirëpo, përtej kësaj, ai fitoi vetëm miliona euro nga kontrabandistët. Maska e tij po çirret ngadalë dhe, së shpejti, ai do të përfundojë në burg”, shkruan Zyberaj.

Postimi i plotë i Zyberajt:

“Ivica Daçiqi është fytyra e krimit të organizuar serb. Ka shitur armë edhe për Isis-in

Ai ka qenë një dealer që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri. Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë na kanë thënë prej kohësh se Daçiç është njeriu dealer nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor për këto marrëveshje. Këtë vit ai udhetoi në Irak ku miqtë e tij u futën në telashe nga autoritetet dhe Daçiç loboi për të siguruar rrugë për shitësit serbë të armëve në territoret e kontrolluar nga ISIS.

Partitë politike dhe mediat, sot në Serbi, kanë raportuar për lidhjet e Ivica Daçiqit me rrjetet e krimit të organizuar dhe kontrabandistët e armëve.

Ne kemi folur për një kohë të gjatë publikisht për lidhjet e Daçiqit me shitjen e armëve në rajone të ndryshme të botës. Ivica Daçiqi ka publikuar nota diplomatike të rreme për të ashtuquajturën tërheqje të njohjeve nga Kosova, por, në fakt, e gjithë fushata e tij ishte të sigurojë tregje të reja për shitësit serbë të armëve në Afrikë dhe rajone të tjera. Duke e kamufluar këtë qëllim me atë se gjoja po bën betejën kundër Kosovës, është përpjekur të fitojë poena politikë në Serbi. Mirëpo, përtej kësaj, ai fitoi vetëm miliona euro nga kontrabandistët. Maska e tij po çirret ngadalë dhe, së shpejti, ai do të përfundojë në burg për këto marrëveshje të ndyra që ka bërë’, ka shkruar Zyberaj.

Akuza ndaj shefit të diplomacisë serbe ka adresuar sot edhe opozita serbe.

Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP”, ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Marinika Tepiq: Daçiqi mblodhi para nga biznesmenë e tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës
Lexo po ashtu Marinika Tepiq: Daçiqi mblodhi para nga biznesmenë e tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës

Ajo ka thënë se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë e përcjellë me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh, dhe që policia dhe prokuroria duhet hetuar pronën e Nikolla Nedelkoviqit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori