LAJMI I FUNDIT:

Zyba e Beqa përplasen për rolin e Vetëvendosjes në Kuvend

Zyba e Beqa përplasen për rolin e Vetëvendosjes në Kuvend

Deputetët Sali Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës janë përplasur për atë se çfarë ka sjellë hyrja e lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Zyba ka thënë se para se Vetëvendosje të ishte në Kuvend. ai institucion nuk ka pasur debat dhe ka ekzistuar vetëm në bazë të arrogancës së numrave.

“Me ardhjen e lëvizjes Vetëvendosje është sjellë një mënyrë tjetër e funksionimit të Kuvendit. Para Vetëvendosjes kishte një arrogancë të numrave, pas ardhjes së Vetëvendosjes ka debat. Ky është dallimi substancial midis Kuvendit para se aty të jetë Vetëvendosja dhe Kuvendit ku tash është Vetëvendosje”, ka thënë Zyba në Televizionin publik.


Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i i deputetit të PDK-së.

“Me ardhjen e Vetëvendosjes në Kuvend ka hyrë arroganca në Kuvend. Me ardhjen e tyre ka humbur kuptimin debati. Nuk ka pasur më debat për qytetarët, por kemi hyrë në histori personale. Unë mendoj që opozita duhet të ketë alternativa”, deklaroi Hajdar Beqa.