Zvogëlohet truri i mashkullit nga filmat pornografikë!

Studimet e hulumtuesve gjermanë të institutit Marks Plank kanë zbuluar që meshkujt të cilët shikojnë shumë filma pornografikë kanë striatum më të vogël, transmeton Telegrafi.
Kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për “shpërblime dhe motivacione”, por besohet që pornografia pengon funksionin e tij.
Kjo shprehi zvogëlon madhësinë e masës së përhirtë dhe vetvetiu edhe trurin. Megjithatë, është me rëndësi të theksohet edhe që është konstatuar se kanë meshkujt striatum më të vogël, sepse shpesh shohin filma pornografikë, mirëpo kjo gjendje vetëm i bën edhe më shumë të tregojnë prirje për këtë shprehi.
Studimi i ka përfshirë 64 meshkuj të moshës 21 deri në 45 vjeç dhe i ka hulumtuar se si truri i tyre reagon ndaj fotografive seksuale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































