LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlohet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

Zvogëlohet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

Gjatë javës së kaluar (nga 26 shkurti e deri më 4 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.781 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 35 për qind krahasuar me një javë më parë kur u regjistruan 4.258 persona të sëmurë, thuhet në raportin që në ueb faqe e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Në krahasim me sezonin e kaluar i cili karakterizohej me fillim të hershëm dhe kulm të aktivitetit, këtë sezon numri i të sëmurëve në javën e nëntë të këtij viti është rritur për 18 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është në kuadër të javës së kufirit të ulët të aktivitetit (sezonal) të virusit të gripit.


Njëjtë si edhe në javët paraprake, në javën e nëntë të këtij viti numri më i madh i të sëmurëve – 1.651 janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjeç, ndërsa incidencë më të lartë prej 247,9 në 100.000 banorë janë regjistruar tek fëmijët e moshës nga 0-4 vjeç.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve – 544 janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa incidencë më të lartë 680,9 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë Lokale Kavadar./AIM/