LAJMI I FUNDIT:

Zvizdiç-Zaev: BeH dhe Maqedonia kanë qëllime të përbashkëta, BE-në dhe NATO-n

Zvizdiç-Zaev: BeH dhe Maqedonia kanë qëllime të përbashkëta, BE-në dhe NATO-n

Denis Zvizdiç, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev u takuan sot në Sarajevë. Zvizdiç dhe Zaev biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe përforcimin e bashkëpunimit të dy vendeve në rrugën euroatlantike, kanë njoftuar nga Këshilli i Ministrave të BeH-së. Zvizdiç tha se BeH-ja dhe Maqedonia janë dy vende mike të cilat i lidh historia e përbashkët dhe kultura. Ai theksoi se dy shtetet kultivojnë multietnicitetin dhe kanë qëllime të njëjta të jashtme politike ndërsa ato janë Bashkimi Evropian dhe integrimi në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më tej ai shtoi se bashkëpunimi politik i dy vendeve është i shkëlqyeshëm për çka dëshmon Marrëveshja e nënshkruar kohë më parë për bashkëpunim të Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në procesin e aderimit drejt BE-së, por se duhet të investohet përpjekje shtesë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në interes të qytetarëve të të dyja shteteve. Zvizdiç e informoi Zaevin për situatën aktuale politike në BeH me theks të veçantë për progresin e arritur të BeH-së në rrugën ekonomike dhe sfidat të cilat gjenden përpara vendit të tij në procesin e mëtejshëm të integrimit.


Gjatë takimit është dakorduar vizita zyrtare e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në BeH kah fundi i këtij muaji. Nga shërbimi për informim i Qeverisë së Maqedonisë, sot paralajmëruan se dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë “Menaxheri dhe kompania për vitin 2017” ku kryeministri i Maqedonisë, Zaev do të adresohet.

Kryeministri Zaev është mysafir nderi në këtë manifestim të rëndësishëm të biznesit në Evropën Juglindore dhe Qendrore, si fituesi i vitit të kaluar të çmimit si kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore edhe këtë vit do të ndajë një nga çmimet. “Bashkëpunimi dhe progresi i rajonit sjellin jetë cilësore për qytetarët në vendet tona. Të vazhdojmë t’i thellojmë marrëdhëniet ekonomike dhe politike” do të jetë njëra nga porositë e kryeministrit Zaev në ceremoninë, njoftuan nga kabineti i tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori