LAJMI I FUNDIT:

Zvicra jep mbi 260 miliardë euro për ta shpëtuar bankën Credit Suisse – vlera e ofruar është sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm të vendit

Zvicra jep mbi 260 miliardë euro për ta shpëtuar bankën Credit Suisse – vlera e ofruar është sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm të vendit

Bankat Credit Suisse dhe UBS mund të përfitojnë 260 miliardë franga [262 miliardë euro] si mbështetje shtetërore, si pjesë e bashkimit të tyre për të mbrojtur Zvicrën kundër trazirave financiare në botë.

Autoritetet zvicerane njoftuan se UBS ishte pajtuar të blinte bankën rivale Credit Suisse, si një bashkim që synon të shmangte trazira në tregjet financiare. UBS tha se do të paguajë 3.2 miliardë dollarë për Credit Suisse.

Mbështetja totale prej 259 miliardë frangash [261 milionë euro] është e barabartë me një të tretën e të gjithë Prodhimit të Brendshëm Bruto të Zvicrës, e cila ishte 771 miliardë franga [777 miliardë euro].


“Qeveria do t’i duhet t’u thotë votuesve pse po rrezikojnë paratë e qytetarëve, paratë e taksapaguesve për të shpëtuar një bankë që kryesisht u shërbente ultra të pasurve, duke bërë disa gjëra mjaft të jashtëzakonshme me bankën e saj të investimeve dhe duke u paguar njerëzve shuma të çmendura”, tha një nga drejtuesit e një banke, i cili nuk donte të identifikohej.

UBS pranon të blejë Credit Suisse për më shumë se 2 miliardë dollarë
Lexo po ashtu UBS pranon të blejë Credit Suisse për më shumë se 2 miliardë dollarë

Credit Suisse kishte marrë tashmë skemën e asistencës për likuiditeti emergjent të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB).

Kjo bankë komerciale ka njoftuar se do të merrte 50 miliardë franga [mbi 50 milionë euro] nga skema, e cila siguron fonde ndaj kolateralit siç janë hipotekat dhe letrat me vlerë.

Për më tepër, SNB i ofroi kësaj banke një kredi urgjente likuiditeti deri në 100 miliardë franga zvicerane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përjetoni pushimet verore  në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Përjetoni pushimet verore në Hotel “Sunset” me ofertë speciale All Inclusive

Ekonomi
Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Ekonomi
‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ekonomi
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Ekonomi
Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Ekonomi
Kalo në kategori