Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Patrick Etienne, drejtor i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, nënshkruan sot një Marrëveshje bashkëpunimi për punësimin e të rinjve kosovare.
Marrëveshja “Rritja e punësimit tek të rinjtë” (EYE) parashikon një ndihmë helvetike prej 7 milionë e 570 mijë frangash zvicerane.
“Synojmë që marrëveshja të krijojë një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetëpunësimin e të rinjve në Kosovë. Falënderim i veçantë për Qeverinë Zvicerane e cila vazhdimisht ka përkrahur institucionet dhe popullin e Kosovës, përmes projekteve konkrete”, ka shkruar ministri Abrashi në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, kjo është faza e dytë “Rritja e punësimit të të rinjve” e cila do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020.
“Qëllimi i fazës së II të projektit EYE, është që të kemi një treg dinamik dhe social gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë. Me implementimin e këtij projekti do të ketë rezultate të cilat u mundësojnë të rinjve të Kosovës të fitojnë shkathtësi adekuate për të rritur punësimin e tyre përmes një sistemi trajnimi të orientuar drejt tregut”, thotë Abrashi.
Marrëveshje do t’u mundësojë të rinjve, të bëjnë zgjedhje të informuara për karrierë dhe fitojnë më shumë mundësi punësimi me anë të një sistemi të përmirësuar të ndërmjetësimit të punës. Po ashtu, sipas të njoftim, bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore do të rriten dhe investojnë në vende të reja pune në sektorë të cilët kanë potencial ekonomik.
Për implementimin e këtij projekti Qeveria Zvicerane ka ndarë shumën prej 7,570,000.00 CHF (shtatë milion, pesëqind e shtatëdhjetë mijë franga zvicerane), fonde këto që do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e projektit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?