LAJMI I FUNDIT:

Zvicra dëbon në Kosovë punëtorin e dhunshëm social: 28-vjeçari që e teproi me delikte

Zvicra dëbon në Kosovë punëtorin e dhunshëm social: 28-vjeçari që e teproi me delikte

Ai ka 28 vjet, 16 nga të cilat i ka kaluar në Zvicër, ku ka ardhur në kuadër të bashkimit familjar.

Por, ky fakt nuk i ka penguar autoritetet zvicerane të të gjitha shkallëve t`ia shqiptojnë kosovarit masën e dëbimit nga Zvicra, shkruan tagblatt.ch. Shkaqet për këtë masë janë deliktet e shumta që ka kryer personi në fjalë.


Rruga jetësore e kosovarit nuk është shumë tipike për rastet e personave që dëbohen. Ai ka qenë jo vetëm i integruar në jetën zvicerane por ka pasur dhe një punë dhe kualifikim relativisht të mirë. Së fundi, pas mbarimit të disa kualifikimeve, kosovari ka punuar si punëtor profesional në punë sociale me të rinj, në një qytet të Zvicrës verilindore, transmeton albinfo.ch. Ai është i martuar me një shtetase zvicerane dhe kanë së bashku një vajzë.

Por, deliktet të cilat i ka kryer 28-vjeçari dhe për të cilat duhet të lëshojë Zvicrën janë vërtet të shumta. Në mes të viteve 2003 dhe 2007 ai është dënuar 12 herë me burg për të rinj, kryesisht për delikte droge por edhe për rrahje dhe lëndim trupor. Për të gjitha këto, atij i qe tërhequr vërejtja nga Zyra e Migracionit të Kantonit Thurgau që në vitin 2007.

Kjo vërejtje nuk ka ndryshuar sjelljen e kosovarit. Në po atë vit dhe një vit më vonë ai është përfshirë edhe në delikte të tjera si lëndim trupor, kërcënim dhe shkaktim dëmesh materiale.

Në janar të vitit 20014 ai qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Frauenfeld me 30 muaj burg, 9 nga të cilat burg efektiv. Këtë dënim e kishte marrë për shkak se e kishte rrahur brutalisht një truprojë të një diskoteke. Rrahja kishte qenë aq e rëndë sa që viktima kishte pësuar thyerje të kafkës.

Kjo bëri që Zyra për Migracion e Kantonnit Thurgau t`ia merrte kosovarit lejen e përhershme të qëndrimit (viza C) dhe t`ia shqiptonte masën e dëbimit nga Zvicra.

Ai ka bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale por së fundi edhe ajo i ka kthyer përgjigje negative. Kjo gjykatë, duke shqyrtuar çështjen nëse masa e dëbimit është proporcionale me peshën e veprave penale të kosovarit, ka konstatuar se ajo është e tillë. As rrethanat familjare nuk kanë ndikim në këtë masë.

Gruaja e dinte me kohë veprimtarinë kriminale të të shoqit dhe duhej ta kishte parasysh se me një bagazh të tillë të tij nuk mund të vazhdonin jetën e përbashkët në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ajo dhe e bija kanë pasaportat zvicerane dhe mund të mbeten në Zvicër. Kontaktet me të dëbuarin mund t`i mbajnë përmes vizitave në Kosovë dhe përmes mjeteve të komunikimit, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori