LAJMI I FUNDIT:

Zviceranët kritikojnë ‘ashpër’ paraqitjen e Granit Xhakës ndaj Kosovës

Zviceranët kritikojnë ‘ashpër’ paraqitjen e Granit Xhakës ndaj Kosovës

Kombëtarja e Zvicrës siguroi mbrëmë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pas barazimit me rezultat 1-1 ndaj Kosovës.

“Helvetikëve” u mjaftoi një pikë për të ‘prerë’ biletën për në Gjermani, teksa tani në xhiron e fundit mund të synojnë pozitën e parë në Grupin I, pasi do të takohen me liderët e grupit, Rumaninë.

Mesfushori nga Kosova luajti për 90 minuta mbrëmë. Nga lexuesit e “Blick”, ai u zgjodh si lojtari me paraqitjen më të dobët në fushë.


“Xhaka ishte njeriu i 12-të për kosovarët”, shkroi lexuesja Hanni Bernasconi. “Të paktën dy herë ai thjesht qëndroi në vend dhe i dha mundësi kundërshtarit, një paraqitje shumë e dobët”.

Granit Xhaka: Mjeshtër i pasimeve jo vetëm në Bundesligë, por në shtatë ligat kryesore evropiane
Lexo po ashtu Granit Xhaka: Mjeshtër i pasimeve jo vetëm në Bundesligë, por në shtatë ligat kryesore evropiane

Ajo nuk ishte e vetmja që ndante këtë mendim pasi që edhe shumë tifozë tjerë zviceran mendonin njësoj.

Mediumi zviceran zbuloi se 41% e zgjodhën Xhakën si lojtarin më të dobët në takimin e së shtunës.

Ruben Vargas, autori i golit të vetëm për Zvicrën, u zgjodh si lojtari më i mirë nga tifozët, me 59% të votuesve pro tij.

Kujtojmë se Xhaka këtë sezon është duke shkëlqyer në Gjermani tek Bayer Leverkuseni nën urdhrat e Xabi Alonsos, duke qenë një ndër lojtarët kyç të “Aspirinave” në rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion në Bundesliga, teksa momentalisht janë lider të tabelës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori