LAJMI I FUNDIT:

Zvicër, 12 persona të zhdukur nga orteku

Zvicër, 12 persona të zhdukur nga orteku

Të paktën 12 persona rezultojnë të zhdukur pas një orteku të rënë në perëndim të Zvicrës, njoftoi sot policia lokale e rajonit të Valesë.

”Incidenti ndodhi në lartësinë 2500 metra, rreth orës 15:50 në Fenestral, në rajonin e Finhaut, pranë kufirit franko-zviceran”, saktësoi policia.


Ajo nuk dha detaje të tjera për ortekun dhe fatin e personave të zhdukur.