LAJMI I FUNDIT:

Zvërlevski anashkalon prokuroren rumune që burgos kryeministra?!

Zvërlevski anashkalon prokuroren rumune që burgos kryeministra?!

Prokurori i Përgjithshëm Marko Zvërlevski do ta anashkaloj takimin me prokuoren kryesore rumune në Drejtorinë Kombëtare për Anti-korrupsion (DKA) Laura Codruța Kövesi dhe Prokuroren Speciale Katica Janeva, ku të martën duheshte të marrë pjesë në konferencën kundër korrupsionit në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zvrlevski është njoftuar si një nga panelistët në konferencën me temë “Luftë efektive kundër korrupsionit të nivelit të lartë: pyetje për personalitete apo të sistemit”, pjesë e anti-korrupsionit të agjencisë qeveritare amerikane për ndihmë të jashtme USAID që e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe do të mbahet në hotelin Holiday In nga ora 10.


Sipas QMBN-së, nga Prokuroria Publike është njoftuar se prokurori publik Zvërlevski nuk do të jetë në gjendje të marr pjesë në konferencë dhe se ftesa u përcoll te prokurorët tjerë. Ende thonë se deri në momentet e fundit ka hapësirë që Prokurori të gjejë kohë për t’u paraqitur në debat. /Telegrafi/