LAJMI I FUNDIT:

Zv.ministri Durmishi reagon pas videos së Hotit për asfaltin në Pejë: Pamjet janë të vërteta, e kemi dërguar lëndën në Prokurori

Zv.ministri Durmishi reagon pas videos së Hotit për asfaltin në Pejë: Pamjet janë të vërteta, e kemi dërguar lëndën në Prokurori

Ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në lidhje me një video të publikuar nga deputeti Avdullah Hoti.

Durmishi ka pranuar se gjendja e rrugës është ashtu siç shihet në video, por shton se tashmë çështje është dërguar në prokurori.


“Avdullah Hoti e paska postuar një video të gjendjes në rrugën Pejë – Rugovë. E vërtetë është ajo që shihet në atë video. Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar. Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatojë gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi, por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare”, ka shkruar Durmishi.

Hoti denoncon punimet e një rrugë në Pejë që u shtrua nga Qeveria: Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite
Lexo po ashtu Hoti denoncon punimet e një rrugë në Pejë që u shtrua nga Qeveria: Ja si jane harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vite

Ai më tej ka thënë se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj menaxherit të kontratës dhe lënda është dërguar në prokurori për shkak se ka elemente të veprës penale.

“Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre”, ka theksuar ai.

Ndryshe, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një video të rrugës Pejë-Rugovë.

Ai ka akuzuar Qeverinë se ka harxhuar miliarda euro në asfaltim të rrugëve, që sipas tij janë plasaritur brenda një kohe të shkurtër.

“Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vjet”, ka shkruar Hoti krah videos së publikuar të rrugës, ku dëgjohet duke thënë se asfalti është tërësisht i plasaritur dhe bazuar në ngjyrën e asfaltit, sipas tij, ndërtimi i rrugës është bërë para disa javësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori