LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg poston foto, diçka interesante tërhoqi vëmendjen njerëzve (Foto)

Zuckerberg poston foto, diçka interesante tërhoqi vëmendjen njerëzve (Foto)

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg duket se është shumë i shqetësuar në lidhje me të qenit i spiunuar.

Ai pak orë më parë shpërndau një foto në rrjetet sociale për të festuar arritjen e 500 milionë përdoruesve aktiv në muaj të Instagram-it.


fb1

Por në këtë foto, u dallua diçka, përcjell javanews. Në laptopin që kishte përpara Zuckerberg, kamera dhe vendi ku del zëri, miliarderi e kishte mbuluar.

Pas postimit të fotos online, disa përdorues të internetit e vunë re këtë gjë dhe nisën të thumbonin miliarderin për frikën e tij se mos e spiunojnë.

fb2

Është përfolur se hakerat janë të aftë të të vjedhin imazhin e fytyrës kur je përballë kameras në laptopë, kur ato nuk janë të mbuluara.

Duket sikur Zuckerberg, është duke u përpjekur të parandalojë këtë gjë që të ndodhë.