Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar urime në kuadër të inaugurimit për president të vendit Stevo Pendarovskit.

"Të dashur qytetarë, sot vendi ynë fiton një president, ai është i yni Stevo Pendarovski, lideri i cili na bashkohet në krye me iniciativën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend të këndshëm për të jetuar. Sot, Pendarovski merr përsipër detyrën që të jetë president i të gjithë qytetarëve, mbipartiak, të luftojë për drejtësi dhe të përfaqësojë vendin me dinjitet në të gjithë botën", shkruan Zaev.


Ai tha se i uroj suksese dhe besoj në një bashkëpunim konstruktiv në interes të zhvillimit./Telegrafi/