LAJMI I FUNDIT:

Zoran Karaxhoski sulmon PSP-në dhe gazetarët

Zoran Karaxhoski sulmon PSP-në dhe gazetarët

Prokuroria Speciale është infantile dhe gazetarët të cilët komunikojnë pikëpamjet personale janë sensacionalistë dhe të njëanshëm. Kështu kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, e përshkroi njoftimin e djeshëm të Katica Janevës, e cila u ankua për pengesa nga Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë, thjeshtë thënë sjellje infantile. Ka një ligj mbi procedurën penale, ka një mënyrë për të reaguar dhe mënyrë për të vepruar. Tani kjo prokurori shkon një hap më tej duke emëruar këshilla dhe gjyqtarë. Pra, ka ligje dhe procedura. Këto raporte thashethemesh dhe akuza nëpërmjet mediave dhe skandalizime dhe sensacionalizim nga ju gazetarët, pastaj skandale në Gjykatë, këto i kuptoj si veprim të njëanshëm nga ana juaj”, deklaroi Zoran Karaxhoski.


Këshilli Gjyqësor do të shqyrtojë nëse dhe në cilin sektor është caktuar për të gjykuar ish-kryetari i Penales, Vlladimir Pançevski që të mundet të vendosë mbi ankesat./Telegrafi/