LAJMI I FUNDIT:

Zoran Angellovski premton punë profesionale në ATO

Zoran Angellovski premton punë profesionale në ATO

Agjencia teknike operative (ATO) nga sot edhe zyrtarisht filloi të punë me kapacitet të plotë, në pajtueshmëri me rregulloret ligjire, informuan sot zëvendës-kryeministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i ATO-s, Zoran Angellovski.

Ato është krijuar dhe do të funksionojë si agjenci profesionale e pavarur, ku, siç thotë Angellovskit, nuk do të ketë asnjë ndikim nga qeveria, as edhe nga opozita, njofton Telegrafi Maqedoni.


“ATO do ta mbrojë interesin e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në mënyrë transparente dhe etike. Ju premtoj se nuk do të ekzistojë asnjë mundësi teorike dhe praktike për keqpërdorimin e mekanizmave. Ju konfirmoj se nuk do të përsëriten ‘bombat’ dhe nuk do të kemi afera nga e kaluara. ATO e vendosur mirë, sistemi është i testuar dhe me përgjegjësi them se përgjim ilegal nuk do të ketë”, tha drejtoi i Agjencisë, Zoran Angellovski.

Sipas Angellovskit, modeli që është zgjedhur për funksionimin e ATO-së është e përbërë në kushtet dhe është zgjidhje optimale për Republikën e Maqedonisë. Sistematizimi është përgatitur, tha ai, po është dokument kalsik./Telegrafi/