Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila po e shoqëron Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.
Në këtë ngjarje, përveç Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, si dhe bashkëshortes së zëvendëspresidentit amerikan, Karen Pence, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe Zonjën e Parë të Austrisë, të Ganës, Haitit, Kanadasë, Koresë së Jugut, Madagaskarit, Polonisë, Gjeorgjisë, Izraelit, Nigerisë dhe disa shteteve të tjera.
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, para të pranishmëve ka folur për aktivitetet e saj humanitare dhe fushatën “Be Best”, fushatë kjo për ndërgjegjësimin e opinionit me fokus në mirëqenien e të rinjve dhe avokimin kundër ngacmimit në internet dhe kundër përdorimit të drogës.
Në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, ka marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe në Drekën e Tetë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City