LAJMI I FUNDIT:

Zonja e Parë e Kosovës krahas modeles së famshme Naomi Campbell, takon homologet e saj në Nju-Jork (Foto)

Zonja e Parë e Kosovës krahas modeles së famshme Naomi Campbell, takon homologet e saj në Nju-Jork (Foto)

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila është duke e shoqëruar Presidentin e Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka takuar homologe të shumta nga vende të ndryshme të botes në ngjarje të ndryshme që po zhvillohen gjatë kësaj jave.

“Zonja e Parë e shtetit, me ftesë të Presidentes dhe themelueses së platformës globale “Fashion 4 Development”, Evie Evangelou, ka marrë pjesë në Drekën e Shtatë zyrtare vjetore të Zonjave të Para.


Gjatë kësaj ngjarjeje, Zonja e Parë është takuar me homologe nga Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Mauritania, Tuvalu, Ukraina, Kirgistani e kështu më radhë”, thuhet në njoftimin për media.

Platforma “Fashion 4 Development” është themeluar në janar të vitit 2011 në mbështetje të Objektivave të Mileniumit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të lëvizjes globale “Çdo grua, çdo fëmijë”, lëvizje të cilës i priu ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon.

Qëllimi i “Fashion 4 Development” është të promovojë ndryshime pozitive shoqërore dhe të shfrytëzojë fuqinë e industrisë së modës dhe bukurisë duke zbatuar strategji kreative për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi të komuniteteve në mbarë botën, përmes shprehjes së modës.

Në një ceremoni të organizuar nga kjo platformë i janë ndarë çmime grave të cilat kanë kontribuar në fushat e lartpërmendura. Në mesin e të dekoruarave janë edhe supermedolja e famshme botërore dhe themeluesja e “Fashion 4 Relief”, Naomi Campbell, modelja dhe aktorja franceze, Farida Khelfa, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori