Kompania BP Home Investment gjatë viteve 2018/2019 ka bërë hapin më të madh drejt revolucionit të ekonomisë së Kosovës, për ta lëkundur e shpërthyer atë gjatë dekadës së re si faktor biznesor global.
Për këtë, ajo ka ndërtuar Parkun e Biznesit me konceptin unik, Zonë për Procesim të Eksporteve.
Kjo zonë tashmë është funksionalizuar dhe brenda saj ekzistojnë margaritarët që do të jenë bartës të ndryshimeve ekonomike për mbarë vendin tonë.
Brenda Parkut Biznesor gjenden:
Platforma Fingermarket – një investim dhe financim digjital i projekteve që lidh vendin tonë me gjithë botën në aspektin digjital. Pritet të funksionalizohet gjatë muajve mars/prill të vitit 2020.
Fabrika InstaBuilt – hiç më pak se 40 mijë metra katrorë, e para e këtij lloji për prodhimin dhe asamblim të ndërtimeve modulare që do të hap dyert e botës për Kosovën.
Institutet – nga ShBA, Gjermania dhe Sllovenia, të cilat do të qëndrojnë nga afër dhe do të çerfitikojnë produktet e shërbimet e prodhuesve kosovarë për t’i bërë të pranueshme për gjithë botën.
Partner për Transport (DHL International) qasje e re për transportin RRUGOR, HEKURUDHOR DHE DETAR. Kjo do të thotë se do të grumbullohen mallrat e shërbimet e prodhuesve tanë e do të eksportohen në gjithë botën.
Qendra e dizajnit dhe Inovacionit – e vendosur në një sipërfaqe prej 5700 metra katrorë, ku do të edukohen dhe çertifikohen të rinjët tanë për punë dhe prodhim.
Drejtori menaxhues i BP Home Investment, Mentor Pllana, shprehet se brenda Zonës për procesim të eksporteve ekzistojnë dy fabrika.
“Brenda Parkut kemi FINANCA, PRODHIM, ÇERTIFIKIM, LOGJISTIKË DHE TRAJNIM TË FUQISË PUNËTORE. Pra, dy fabrika. Fabrikë e prodhimit të fuqisë punëtore dhe fabrikë për prodhim të produkteve e shërbimeve”, shprehet z.Pllana në një video të publikuar në faqen zyrtare të BP Home në Facebook.
E veçanta e këtij projekti madhor është prezenca e brendeve me renome botërore si Homag, Weimann, Knauf, Bosch, Schnider, ABB, Rockwool, James Hardie, Egger, Hasslacher, Rehau, Wicona, STO, Thysen Krypp etj.
I gjithë ky projekt natyrisht se ka ndikuar në krijimin e një niveli botëror të ndërtimit nga BP Home Investment. Shtëpitë e BP Home Investment të prodhuara në fabrikën ‘’Instabuilt’’ janë:
Modulare apo hapësira fluturuese – Do të prodhohen në vendin tonë dhe të asamblohen kudo nëpër botë.
Të vetëmbajtshme – me anë të sistemit solar fotovoltaik, prodhojnë energji më tepër se sa që shpenzojnë, që do të thotë se pronarët e shtëpive mund të shesin energji duke e kthyer atë në rrjet.
Digjitale – shtëpitë janë të ndërlidhura me anë të një aplikacioni, ku bëhet menaxhimi dhe automatizimi i shtëpisë nga distanca. Nëse prishet diçka, ju e fotografoni dhe e dërgoni te kompania e mirëmbajtjes. Kompania e mirëmbajtjes vjen e rregullon dhe pastaj pagesa kryhet me anë të po të njëjtit aplikacion.
BP Home vlerëson se vetëm bashkëpunimi dhe profesionalizmi mund të sjellë fryte pozitive në dobi të vendit tonë.
Projektit revolucionar të BP Home Investment mund t’i bashkohen të gjithë të interesuarit nga ku do që jetojnë si nënkontraktor, ndërmjetës, investitor apo si partner duke kontaktuar drejtpërsërdrejti drejtorin Mentor Pllana me anë të formave të kontaktit që mund t’i gjeni në videon e publikuar.
artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Tri dekada plot sukses dhe arritje për Alba qeramika

Merr udhëtimin që meriton me Prime Travel

Ja pse Kontura Profiles bën linjën më të sigurt të prodhimit – bashkëpunimi me një ndër prodhuesit më të njohur italian

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Bregu: Evropa do të jetë më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar, të përshpejtohet procesi i zgjerimit

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen