LAJMI I FUNDIT:

Zona ekonomike në Lumadh me interes për investitor gjerman dhe diasporën kosovare në Gjermani

Zona ekonomike në Lumadh me interes për investitor gjerman dhe diasporën kosovare në Gjermani

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur sot në zyrat e Komunës së Vushtrrisë investitor të jashtëm gjerman dhe pjesëtarë të diasporës sonë në Gjermani, të cilët kanë shprehur interesim për zonën ekonomike në Lumadh.

Kryetari Xhafer Tahiri i informoi mysafirët për licencimin e Zonës ekonomike në Lumadh si dhe theksoi që kjo zonë është me interes strategjik për Komunën ndërsa ne jemi të interesuar që të kemi në të biznese që krijojnë vende të reja të punës për të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë, që rrisin prodhimin dhe eksportin.

Investitorët potencial gjerman të shoqëruar nga pjesëtarë të diasporës sonë në Gjermani e që kanë themeluar tashmë biznes në Kosovë prezantuan profilin e kompanisë gjermane, produktet dhe tregun e kësaj kompanie si dhe interesimin që kjo kompani të vendoset në zonën ekonomike që po krijohet në Vushtrri.


Zona Ekonomike në Lumadh po zgjon interesim të madh tek kompanitë e ndryshme vendore e ndërkombëtare. Shumë shpejtë pritet të fillojnë investimet në infrastrukturë në zonën ekonomike ndërsa në muajt në vijim do të bëhet thirrja publike për vendosje të bizneseve në të. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori