“Zona e luftës” në Hamburg (Foto dhe video)

Përplasja e përgjakshme e antifashistëve, neonazistëve dhe e policisë ka përfunduar me 700 të arrestuar dhe me një dëm prej mbi 1.5 milionë euro.
Siç raporton sot policia gjermane, gjatë përleshjeve janë lënduar 38 policë, ndërsa janë djegur 10 makina policore. Numri i të lënduarve nuk ceket, por DW thotë se janë 12 neonazistë të lënduar.
E shtuna e përgjakshme e Hamburgut u zhvillua kështu: Rreth një mijë neonazistë organizuan marshin e tyre në veri të qytetit. Në synimin e tyre vendosën t’i ndalojnë afro 10 mijë antifashistë të cilët janë mbledhur në kundër-protestën e tyre me moton “Hamburgu e tregon fytyrën e vërtet”. Edhe pse protestat siguroheshin me më shumë se një mijë policë, pasionet e flakta nuk mundën t’i mbajnë ata nën kontroll.
Policia shpërndau protestuesit me topa të ujit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/06/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































