I gjithë opinioni në Maqedoni ishte i shokuar nga marrëdhënia e përkëdhelëses në çerdhe në Gjevgjeli, kur në rrjetet sociale u publikua video se si e njëjta i drejtohet më fjalë ofenduese ndaj një fëmije. Institucionet menjëherë reaguan dhe ishte dërguar në inspekcion në të njëjtën çerdhe që të vërtetohet si dhe pse ka ndodhur.
Kryetari dhe themeluesi i ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac, për “Fokus” komentoj rreth gjithë situatës. Ai bëri apel që prindërit të kenë bashkëpunimin më të madh me fëmijët dhe edukimi për fëmijët të jetë që në moshën e vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duhet të jenë të trajnuara mirë përkëdhelëset dhe edukatoret, me shpërblim për punën e tyre, bashkëpunim me prindërit dhe edukim i vazhdueshëm për punën me fëmijët në moshën më të re janë hapat kryesor që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet t’i ndërmerr në foshnjoret” tha Zmijanac.
Ai thotë se kontrolli e punës së punëtorëve që përkëdhelin dhe edukatoreve bëhet përmes përmirësimit të vazhdueshëm tv shërbimeve në punë me fëmijët, me punësim të personelit kompetent dhe të përkushtuar, që e vendos fëmijën dhe nevojat e tij në vend të parë.
Sipas tij, ngjarja e fundit krijoji pasiguri tek prindërit, dhe siç thotë, ata kanë filluar të kërkojnë mbikëqyrje me video.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet seriozisht të kushtojë vëmendje në përmirësimin e cilësisë dhe numrit të shërbimeve për zhvillimin e fëmijës, të mbahen standarde të larta të shërbimeve. Në këtë mënyrë, ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” bën apel deri te Ministria të sigurojnë trajnime profesionale, akreditim dhe standarde për vlerësimin e të gjithë niveleve të shërbimeve për të gjithë punëtorët që punojnë në foshnjore. Prindërit, të brengosur nga gjendja ku u gjetën fëmijët në disa foshnjore u drejtuan në ambasadën e fëmijëve “Megjashi” me iniciativë që të mund të mbikëqyrin me video fëmijën në foshnjore”, tha Zmijanac./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën