Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021”. Subjekt i këtij auditimi kanë qenë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Komuna e Gjakovës, Klinës dhe Vitisë.
Rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht progresit dhe masave të ndërmarra nga komunat për organizimin e brendshëm në deklarimin e performancës komunale, mekanizmat e kontrollit për sigurimin e cilësisë për të dhënat e raportuara nuk ishin funksionale.
“…për shkak të mos evidentimit të komunikimit të zyrtarëve përgjegjës, mos aprovimit të të dhënave nga kryetarët përkatës, si dhe mos shpërndarjes proporcionale të detyrave në mes zyrtarëve raportues”, thuhet në komunikatën për media të ZKA-së.
Procesi i auditimit identifikoi mungesë të komunikimit dhe koordinimit efektiv në mes zyrtarëve raportues, koordinatorëve komunalë dhe kryetarëve të komunave, gjë që ka ndikuar që deklarimi i performancës komunale të mos jetë i bazuar në të dhëna të kontrolluara dhe të verifikuara.
“Po ashtu, mungesa e verifikimit fizik në terren nga MAPL-ja gjatë kohës së vlerësimit të performancës komunale dhe Grantit të Performancës Komunale (GPK) ka bërë që të mos jenë efektivë mekanizmat e vendosur për të siguruar cilësi në raportimin e të dhënave të performancës komunale”.
Madje, thuhet se ka pasur edhe mosrespektim të vendimeve për komisionet për vlerësimin e procesit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK) dhe se kjo rrezikon transparencën dhe besueshmërinë e proceseve të vlerësimit.
Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca rekomandoi marrjen e masave të menjëhershme për të adresuar çështjet e identifikuara nga procesi i auditimit në mënyrë që në të ardhmen të sigurohet menaxhim më efikas dhe më transparent i performancës komunale.
Me qëllim të përmirësimit të gjithë procesit, ZKA-ja përmes këtij raporti ka dhënë 11 rekomandime, tetë për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe tri për komunën e Gjakovës, Klinës dhe Vitisë.
Raportin e plotë të auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021” e gjeni këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga false në Han të Elezit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë