LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Makedonski Brod po zgjerohet (Foto)

Zjarri në Makedonski Brod po zgjerohet (Foto)

Tanimë për dhjetë ditë me radhë po digjen pyjet në Makedonski Brod, në afërsi të fshatit Trebovle. Zjarri po përhapet edhe përkrah rrugës që çon në shpellën “Peshna”. Sipas Makfaks, për momentin në disa lokacione nuk ka ekip të zjarrfikësve.

Temperaturat e larta, era dhe terreni i papërshtatshëm e rëndojnë punën e zjarrfikësve, të cilët në disa lokacione “po luftojnë me zjarrin”, përcjel Telegrafi Maqedoni.


Qendra për menaxhim me kriza sot njoftoi se aktive janë dy zjarre, prej të cilëve njëri zgjerohet në drejtim të fshatit Trebovle.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informon se me avionë të tyre vazhdimisht kanë qenë në Trebovle prej 19 deri 29 korrik. Ndërsa thonë se për shkak të arsyeve teknike, avionët nuk kanë qenë të angazhuar në shuarjen e zjarrit.

Në lokalizimin e zjarrit janë kyçur edhe dy helikopterë Mi-17 të ARM-së./Telegrafi/