LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në Koçan, Qeveria: Numri i viktimave është 59, të mos përhapen spekulime dhe dezinformata

Zjarri në Koçan, Qeveria: Numri i viktimave është 59, të mos përhapen spekulime dhe dezinformata

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalë me reagim në lidhje me informacionet për numrin e viktimave nga zjarri tragjik në Koçan. Nga Qeveria thonë se numri i viktimave është 59, ndërsa kërkojnë që mediat dhe qytetarët të përmbahen nga spekulimet dhe dezinformatat.

“Në opinion po përhapen spekulime dhe dezinformata lidhur me numrin e të vdekurve. Qeveria konfirmon me përgjegjësi të plotë se numri i viktimave është 59. Të gjitha pretendimet e tjera për 100 apo 120 të vdekur janë të pasakta dhe të pabaza. Një informacion i tillë i rremë vetëm sa rrit ankthin e publikut dhe shkakton dhimbje shtesë në familjet e viktimave. Numrat përcaktohen nga shërbimet zyrtare mjekësore dhe hetimore që punojnë në terren. Qeveria këmbëngul për transparencë të plotë dhe publiku do të informohet rregullisht për të gjitha detajet e reja në lidhje me hetimin”.

Paraburgim prej 48 orëve për Bekteshin, ish-drejtorët Trajkovski dhe Maksuti, si dhe 11 persona tjerë të dyshuar për zjarrin në Koçan
Lexo po ashtu Paraburgim prej 48 orëve për Bekteshin, ish-drejtorët Trajkovski dhe Maksuti, si dhe 11 persona tjerë të dyshuar për zjarrin në Koçan

“I bëjmë apel mediave dhe qytetarëve që të mos bien pas informacioneve të paverifikuara dhe të mos përhapin spekulime. Nuk është koha për manipulime, por për bashkim, respekt dhe përgjegjësi”, thonë nga Qeveria.


Gjithashtu theksojnë se “ata mbeten të angazhuar për zbardhjen e të gjitha aspekteve të kësaj tragjedie dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të garantuar drejtësi dhe mbështetje për familjet e viktimave”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Kalo në kategori