LAJMI I FUNDIT:

Zjarri kaplon një makinë në Strugë

Zjarri kaplon një makinë në Strugë

Në SPB Strugë dje në orën 18:50 minuta është paraqitur se në rrugën “Partizanska” në afërsi të stadiumit “Karaorman” është përfshirë në zjarr një makinë motorike “SAAB”, pa targa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon MPB, zjarri është shuar nga Njësiti zjarrfikës në Strugë, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike – Strugë.


Është konstatuar se automjeti në tërësi është djegur, ndërsa zjarri me siguri është vendosur qëllimisht me materie të lehtë djegëse nga ana e tani për tani personi të panjohur. Stacioni Policorë në Strugë ndërmerr masa dhe aktivitete për ndriçimin e tërërishëm të rastit./Telegrafi/