LAJMI I FUNDIT:

Zjarri djeg 10 hektarë mal në Domorovc të Ranillugës

Zjarri djeg 10 hektarë mal në Domorovc të Ranillugës

Një zjarr që ka shpërthyer pasditen e sotme në komunën e Ranillugës është lokalizuar në orët e mbrëmjes dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, me përjashtim të dëmeve materiale.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress, se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin rreth orës 19.00.


“Zjarri ka shpërthyer në fshatin Domorovc të Ranillugës, në një mal ku janë djegur 10 hektarë. Arsyet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen”, tha Hashani.

Policia e Kosovës, së bashku me ekspertët për zjarre, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet./Telegrafi/