LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit në gjendje të keqe, Sindikata thotë se nuk do të heshtin (Video)

Zjarrfikësit në gjendje të keqe, Sindikata thotë se nuk do të heshtin (Video)

Muharrem Beka, drejtor i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës për RTV Dukagjinin ka treguar pakënaqësitë dhe kërkesat e pa përmbushura të zjarrfikësve të vendit.

Ai fajëson tri ministritë përgjigjegjëse,  nga të cilat nuk ka marrë përgjigje.

“Viti 2019 do të jetë vit i kthesës. Kemi shpresuar se ato kërkesat ligjore do të realizohen por nuk i kemi realizuar. Kemi pritur shumë sepse pritjet kanë qenë ashtu”, tha për RTV Dukagjinin, Muharrem Beka.

Ai shtoi se zjarrfikëset nuk kanë kushte të mira të punës, për çka shton se nuk e kanë të lehtë të kryejnë punën e tyre.

“Me thënë të drejtën në të gjitha aspektet gjendja e zjarrfikësve nuk është e mirë. Edhe me mjete apo pajisje personale, edhe nga  numri i zjarrfikësve, kompetencat, menaxhimi…Te zjarrfikësit asgjë nuk funksionon. Jemi jashtë përkujdesjes institucionale”, shton më tej Muharrem  Beka, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht sfidave, Beka tha se zjarrfikësit kanë arsyetuar punën dhe nuk janë ndalur asnjëherë.

“Nuk jemi ndalur asnjëherë. Kemi qenë gjithmonë në shërbim edhe pse në vazhdimësi kemi pasur shkelje të ndryshme dhe denigrime të ndryshme profesionale dhe morale. Zjarrfikësit janë detyruar të punojnë gjithçka jashtë domenit të punës”, tha ndër të tjera Muharrem Beka.

Kryesindikalisti i zjarrfikësve tha se nuk do të ndalen deri sa të përmbushen kërkesat e tyre. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori