LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e disa qyteteve të Maqedonisë përfituan pajisje motorike

Zjarrfikësit e disa qyteteve të Maqedonisë përfituan pajisje motorike

Njësitë territoriale zjarrfikëse të Shtipit, Velesit, Kriva Pallankës, Tetovës dhe Krivogashtanit kanë përfituar mjete motorike kundër zjarrit, me kapacitet më të vogël të ujit, për vende të vështira për t’u arritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto mjete u shpërndanë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH). Përveç automjetit pick-up, këto njësi do të përfitojnë edhe aparatura hidraulike për nxjerrje të njerëzve të ngecur në aksidente të rënda.


Aparaturat e këtilla janë shpërndarë sot vetëm për Bashkinë e Shkupit, Koçanin dhe Gostivarin./Telegrafi/