LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit e disa komunave në Maqedoni do të pajisen me mjete të reja

Zjarrfikësit e disa komunave në Maqedoni do të pajisen me mjete të reja

Njësitë territoriale zjarrfikëse të disa komunave do të pajisen me mjete për shuarje të zjarreve, që është blerë më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto mjete bëjnë pjesë automjete motorike të pajisura me pompa me shtypje të lartë, pastaj rezervoare uji prej 320 litërve dhe pajisje të posaçme për shuarje të zjarreve në hapësirë.


Zjarrfikësit do të marrin edhe pajisje hidraulike për shpëtim në aksidente komunikacioni, si prerës hidraulik U, shpërndarës dhe shtërgues hidraulik. Shpërndarja e mjeteve do të bëhet në kazermën ”Goce Dellçev” në Shkup./Telegrafi/