Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se zjarret pyjore në vend janë alarmante dhe institucionet duhet të marrin masat e duhura.

Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme tepër të mëdha duke djegur mijëra hektarë me pyje.

Disa raste të përfshirjes së pyjeve nga zjarri, Policia jep detajet  Disa raste të përfshirjes së pyjeve nga zjarri, Policia jep detajet 

“Lajmet nga tereni për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin në anë të ndryshme të Kosovës, janë me të vërtet alarmante.

Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme tepër të mëdha duke djegur mijëra hektarë me pyje.

Reklama
Reklama

Organet e rendit në Kosovë, duhet të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrvënieve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe mund të sanksionohet edhe me burgim”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/