LAJMI I FUNDIT:

Disa raste të përfshirjes së pyjeve nga zjarri, Policia jep detajet 

Disa raste të përfshirjes së pyjeve nga zjarri, Policia jep detajet 
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të përfshirjes së pyjeve nga zjarri.

Në raport bëhet  e ditur se rastet e përfshirjes së pyjeve nga zjarri kanë ndodhur në Kamenicë, Ranilluk, Suharekë, Prizren.


Po ashtu në raport është bërë e ditur se nga zjarri është përfshirë edhe një shtëpia pabanuar, katër depo me rroba-tekstil dhe një kamion, raporton Telegrafi.

Raporti i detajuar i Policisë

Fsh. Karaqevë e Poshtme, Kamenicë, 25.03.2022 – 12:20. Raportohet se rreth 10 hektarë pyll pronë publike janë përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

Fshatrat Grizime dhe Reqan, Kamenicë, (NN) 25.03.2022 – 15:55. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

Fsh. Ropotovë, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Rajanovc, Ranilluk, 25.03.2022 – 09:00. Raportohet se një sipërfaqe e madhe e pyjeve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë arrit të shuajnë zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Bllacë, Suharekë, 25.03.2022 – 17:20. Raportohet se rreth dy hektarë sipërfaqe pyll është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

Fshatrat Korishtë dhe Skorobisht, Prizren, 25.03.2022 – NN. Raportohet se një sipërfaqe e pyllit është përfshirë nga zjarri. Njësit e zjarrfikësve janë njoftuar dhe pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

Fsh. Pejqiqi,  25.03.2022 – 20:00. Raportohet se një sipërfaqe e pyllit është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë duke tentuar të lokalizojnë zjarrin.

Fsh. Runik, Skenderaj, 25.03.2022 – 18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij e pabanuar. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Shakovicë, Podujevë, 25.03.2022 – 02:28. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një kamion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Tahir Sinani, Prizren, 25.03.2022 – 06:00. Raportohet se janë përfshi nga zjarri katër depo me rroba-tekstil, prona e tre viktimave meshkuj  kosovarë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori