LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes tregon zonat problematike

Zjarret në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes tregon zonat problematike

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka njoftuar se Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar janë angazhuar gjatë ditës në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.

Siç ka shkruar ai në Facebook, efektivë të Forcave të Armatosura dhe shtatë mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.


Zjarri po djeg shtëpitë në Kraps të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri
Lexo po ashtu Zjarri po djeg shtëpitë në Kraps të Fierit, nis ndërhyrja nga ajri

“Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendëshme, pa probleme për qytetin”, ka thënë Peleshi.

Ai tutje ka bërë të ditur se po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.

“Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve”.

Sipas ministrit, situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të Bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën.

“13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, ka përfunduar Peleshi. /Telegrafi/