LAJMI I FUNDIT:

Zjarre në Dragash e Prizren

Zjarre në Dragash e Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur zjarre në komunën e Dragashit dhe të Prizrenit.


Në fshatin Bellobrad të Dragashit raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive pronë e viktimës mashkull (goran). Bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin, duke pasur kështu vetëm dëme materiale, raporton PrizrenPress.

Ndërsa në fshatin Dollc në Prizren, në rrethana të panjohura një zjarr ka përfshirë pronën shoqërore me rreth 3 hektar drunj.

Njësiti i zjarrfikësve për shkak të terrenit të papërshtatshëm në vendin e ngjarjes nuk ka arritur që të lokalizojë zjarrin. Raportohet vetëm për dëme materiale.