LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, kanë shpërthyer dy bombola gazi

Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, kanë shpërthyer dy bombola gazi

Një zjarr ka shpërthyer sot në hapësirat e podrumeve në ndërtesën e rrugës “23 tetori” në Aerodrom. Arsyeja e zjarrit ende është e panjohur, por pas shpërthimit kanë eksploduar edhe dy bombola gazi.

Siç ka informuar për AIM, komandanti i ekipit të Njësisë territoriale kundër zjarreve, Sreqko Çimevski me paraqitjen e zjarrit, qytetarët kanë lajmëruar një shpërthim të fuqishëm me çka është vërtetuar se kanë shpërthyer bombola gazi.


Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri është paraqitur ose nga saldimi ose nga instalacioni i vjetruar.

Në terren kanë intervenuar dy automjete kundër zjarreve dhe dhjetë zjarrfikës të pajisur me bombola oksigjeni. Zjarri është lokalizuar në fazën ne parë, ndërsa për momentin kontrollohet nëse është shuar tërësisht.