LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një kamp refugjatnë Lampeduza

Zjarr në një kamp refugjatnë Lampeduza

Një kamp refugjatësh në Lampeduza është përfshirë nga zjarri gjatë natës së mbrëmshme.

Nuk ka viktima apo të plagosur, po mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga një grup emigrantësh tunizianë. Sipas policisë italiane, tunizianët janë irrituar pas zërave se do të ktheheshin në vendin e tyre pasi nuk kanë të drejtë azili në Itali.


Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë natës një kamp emigrantësh në ishullin Lampeduza të Italisë, ku aktualisht strehohen 517 refugjatë. Për fat të mirë nuk ka asnjë viktimë e person të plagosur, por është dëmtuar rëndë pavioni që strehon emigrantët e rritur meshkuj.

Sipas hetimeve të policisë italiane, shpërthimi i zjarrit ka qenë i qëllimshëm nga ana e disa emigrantëve me origjinë tuniziane, pasi në kamp ishte përhapur zëri se ata do të riatdhesoheshin së shpejti me avion. Emigrantët të mbërritur nga Tunizia në brigjet italiane nuk kanë të drejtë të kërkojnë statusin e refugjatit i rezervuar ekskluzivisht për ata emigrantë që mbërrijnë nga vendet e luftës e persekutimit diktatorial.

Po pak javë më parë kjo qendër është përfshirë në situata të tensionuara nga një grup emigrantësh që nuk pranonin të identifikoheshin e të jepnin shenjat e tyre të gishtërinjve.

Një procedurë e tillë i detyron emigrantët të kenë të drejtën e azilkërkimit vetëm në shtetin italian.