Lokalizohet zjarri që kishte përfshirë një ndërtesë banimi në Prishtinë

E plotësuar: Zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit tashmë është lokalizuar.
Fushtica ka thënë se të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe se nuk ka të lënduar.
“Zjarri te objekti i banimit afër Parkut të Qytetit është lokalizuar. Të gjithë banorët janë larguar nga ndërtesa dhe nuk ka të lënduar. Dëmet materiale jemi duke i vlerësuar”, ka bërë të ditur Fushtica.
E plotësuar: Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë”.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
****
Kulmi i një ndërtese banimi te Parkut i Qytetit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së mërkurë.
Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë njërën nga banesat në këtë zonë, duke e kapluar pastaj edhe kulmin.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit për të ndërhyrë dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo çfarë është shkaku i zjarrit.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar të cilat janë publikuar në rrjetet sociale, shfaqin ndërhyrjen e ekipeve emergjente.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje rreth rastit në orët në vijim./Telegrafi/




















































