LAJMI I FUNDIT:

Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë

Zija Çela: Juria ka Handken, bota ka Kadarenë

“Me dasht, me besu tek vetja, me fal buzëqeshje”. Kështu u shpreh dje, gjatë klubit të leximit përpara nxënësve të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, autori i mirënjohur Zija Çela, fitues i shumë çmimeve letrare.

Gjimnazistët diskutuan në Qendrën për Hapje dhe Dialog me autorin për librin me tregime “Princi i buzëqeshjes”, për fillesat si shkrimtar, për pushtetin e shkrimtarit, por edhe për nobelistin e saposhpallur, Peter Handke, dhe çmimin e tij kaq të diskutuar.


“Juria e Nobelit hodhi në erë paturpësisht moralin e vet, duke iu kundërvënë moralit të njerëzimit, atij që është nënshkruar edhe në Kartat e OKB. Prandaj, Handken ka juria, bota ka Kadarenë. Madje në katin ma të epërm, atë të nivelit Mbinobel, në shoqërinë e Borgesit, Tolstoit, etj.,” u shpreh shkrimtari i njohur Zija Çela.