LAJMI I FUNDIT:

Ziadin Sela rizgjedhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Sela rizgjedhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në kongresin e parë të partisë që u mbajt sot në Tetovë.

Për Ziadin Selën si kryetar kanë votuar të gjithë delegatët e pranishëm, ndërsa ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas statutit të Aleancës për Shqiptarët, kryetari ka të drejtë të drejtojë partinë vetëm dy mandate nga katër vite, ndërsa theksojmë se Sela tani është në mandatin e dytë./Telegrafi/