LAJMI I FUNDIT:

Zhvlerësimi i euros në Shqipëri, qeveria prezanton masat për të ndihmuar eksportuesit

Zhvlerësimi i euros në Shqipëri, qeveria prezanton masat për të ndihmuar eksportuesit

Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi sot planin e masave në mbështetje të kompanive eksportuese, në kushtet e emergjencës së efekteve nga zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm valutor.

Në një deklaratë për mediet, në prani edhe të përfaqësuesve të kompanive të eksportit, Ibrahimaj deklaroi se, qeveria do të miratojë një Akt Normativ, përmes së cilit do të vendoset ngurtësimi i parapagimit të kësteve të tatimfitimit për kompanitë që eksportojnë më shumë se 70 për qind të prodhimit të tyre.


“Të ardhurat e eksportuesve kanë ardhur në reduktim, ndërkohë që shpenzimet e tyre edhe mund të jenë rritur. Kemi vendosur që MFE me qëllim dhënien e një zgjidhjeje afatshkurtër për rritjen e likuiditeteve të kompanive eksportuese, të ngurtësojë parapagimin e kësteve të tatimfitimit për kompanitë që eksportojnë më shumë se 70 % të prodhimit të tyre. Për këtë qeveria ka përgatitur një Akt Normativ që do të miratohet shpejt”, tha Ibrahimaj.

Tjetër masë që do të ndërmerret nga qeveria në mbështetje të eksportuesve është rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) brenda tre ditëve, kërkesë kjo edhe e eksportuesve.

“Rimbursimi i TVSH-së, që merret nga eksportuesit pranë Administratës Tatimore, i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve, ka afat 30-ditor nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim, do të kryhet në një afat të shpejtë, brenda 3 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Kjo për kompanitë që eksportojnë mbi 70 % të prodhimit të tyre”, u shpreh ministrja.

Nga ana tjetër, ajo informoi për ngritjen e grupit të përbashkët të punës mes Ministria e Financave, Bankës së Shqipërisë dhe eksportuesve, me qëllim analizimin më tej të situatës dhe kryerjen e parashikimeve të ndikimeve nga zhvlerësimi i euros dhe hartimin e masave të reja.

Ibrahimaj tha se, edhe disa nga masat e propozuara nga Shoqata e Bankave mund të jenë një instrument i dobishëm.

“Disa masa të paraqitura nga Shoqata e Bankave lidhen me krijimin e mundësive dhe për të pasur më shumë likuiditet, siç mund të jetë ristrukturimi i kredive, me qëllim që maturiteti i kredive të rritet dhe kostot e bizneseve të ulen të paktën në afatshkurtër. Ndërkohë që një tjetër instrument i dobishëm mund të ishte dhe lidhja e kontratave “forward” ndërmjet bizneseve dhe bankave, për të pasur njëlloj sigurie mbi ndryshimet e kursit të këmbimit në të ardhmen, për kontratat që do të lidhen. Këto dhe të tjerë instrumente do të diskutohen në takimet teknike në vijim”, tha Ibrahimaj.

Rënia e euros vijoi më tej ditën e sotme, duke e çuar monedhën europiane në një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Kursi zyrtar i këmbimit, i publikuar nga Banka e Shqipërisë, zbriti në 110.63 lekë. Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 3 për qind, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i euros ka arritur tashmë në 8.1 për qind.

Sipas agjentëve të tregut, faktori kryesor i rënies së vazhdueshme të euros ngelet oferta e lartë e monedhës europiane.

Për momentin, forcimi i vazhdueshëm i lekut është i volitshëm në funksion të objektivit të uljes së inflacionit dhe të reduktimit të borxhit publik. Gjithashtu, leku i fortë po ndikon pozitivisht buxhetet e familjeve dhe bizneseve që kanë kredi në monedhën europiane dhe po ndihmon edhe ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredisë së sektorit bankar, në kushtet e rritjes së normave të interesit.

Nga ana tjetër, forcimi i paprecedentë i lekut po vendos në vështirësi sektorët eksportues të ekonomisë, duke i ekspozuar ndaj humbjeve të konsiderueshme dhe duke i bërë më pak konkurrues në tregjet e jashtme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori