LAJMI I FUNDIT:

Zhvilloni aftësitë tuaja në Data Analysis – përvoja unike me Jungle Data Science Academy

Zhvilloni aftësitë tuaja në Data Analysis – përvoja unike me Jungle Data Science Academy

Në botën e sotme, aftësia për të analizuar, interpretuar dhe përdorur të dhënat në mënyrë efektive është bërë një ndër shkathtësitë kyçe për profesionistët në të gjitha fushat. Nëse dëshironi të përmirësoni ekspertizën tuaj në data analysis, analizën e biznesit, mos hezitoni të zgjidhni Akademinë e Data Science në Jungle.

Jungle e ka përshtatur Data Science Academy për t’u mundësuar pjesëmarrësve zhvillimin e aftësive të avancuara në data analysis. Përmes një kombinimi të njohurive teorike dhe praktikës së drejtpërdrejtë, studentët do të fitojnë një kuptim të thellë të teknikave të data science.

Gjatë këtij trajnimi, ju do të keni mundësinë të mësoni SQL, Data Wrangling and Visualization, Tableau, Power BI e deri tek Big Data dhe AI and Machine Learning. Gjithashtu, do të merreni edhe me projekte reale të kësaj fushe.

Kjo Akademi i pajis studentët me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, Jungle ka krijuar partneritete me kompani të ndryshme te cilat ofrojnë shërbime që lidhen me trajnimet tona. Nëpërmjet këtyre partneriteteve ju mundësojmë studentëve tanë punë praktike në atë fushë te trajnimit që kanë përfunduar.

Për të mësuar më shumë informacione lidhur me datën e fillimit të grupit të ri dhe çmimin e Akademisë, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Jungle.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Akademi ose çështje të tjera, ju lutemi na kontaktoni në info@jungle-ks.com ose përmes faqes tonë në Instagram.