LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet e fundit në Ministrinë e Infrastrukturës, Bytyqi thotë se nuk e pranon shkarkimin dhe se ai ka telefonuar Policinë

Zhvillimet e fundit në Ministrinë e Infrastrukturës, Bytyqi thotë se nuk e pranon shkarkimin dhe se ai ka telefonuar Policinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi para dy ditësh ka shkarkuar nga detyra e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin. Por ky i fundit ka thënë se shkarkimi është i kundërligjshëm dhe s’e nuk do të largohet nga zyra.

Para mediave, Bytyqi theksoi se ai vetë e ka thirrur Policinë e Kosovës për të shkuar në Ministrinë e Infrastrukturës, transmeton Telegrafi.


“Është vendim i kundërligjshëm, e kam njoftu kryeministrin dhe Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë. Aty u instalu një sekretar kishe, që s’ka të drejtë me thënë sekretar hiq. Ky nuk është drejtor departamenti, pra Zymer Avdullahu. Dje pasi e kam marr vendimin kam shkuar në stacion të Policisë, sepse ky person ka thënë se nuk e njeh vendimin dhe unë i kam thënë Policisë që me u marr ju me këtë dhe me ma liru zyrën por më kanë thënë se me këtë duhet të merret prokurori”, ka thënë ndër të tjera Bytyqi.

Tutje, ai tha se është ballafaquar me presione të ndryshme të grupit të interesit, që sipas tij e kanë shkatërruar Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media njofton se ministri Arban Abrashi, ka pezulluar nga detyra e sekretarit të përgjithshëm, Izedin Bytyqi dhe ndaj të njëjtit është iniciuar procedura e shqyrtimit të shkeljes së rëndë disiplinore.

“Përmes këtij veprimi, Bytyqi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Kosovës. Moszbatimi i vendimit gjyqësor është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe institucioneve përkatëse, duke i cenuar kështu edhe dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MI-së. /Telegrafi/