LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet e fundit në AAK, sot mblidhet Kryesia e partisë

Zhvillimet e fundit në AAK, sot mblidhet Kryesia e partisë

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë mbledhje pas zhvillimeve të fundit në këtë parti.

Telegrafi mëson se mbledhja e Kryesisë së AAK-së mbahet në ora 11:00.


Në këtë mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e fundit në këtë parti, pas dorëheqjes së Meliza Haradinajt nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe nga anëtarësia nga kjo parti, pasi dyshohet për blerje të votave.

Në këtë mbledhje po ashtu pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit në vend.

Ndryshe, ish ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme (MPJ) Meliza Haradinaj pas audio-incizimeve ku pretendohej se janë bërë manipulime me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka dhënë dorëheqje “morale” siç e quan ajo nga të gjitha pozitat e saj përfshirë dhe AAK-në.

Për veprimin e Haradinaj-Stublla kishte reaguar Pal Lekaj i cili e kishte quajtur veprimin e saj të ngutshëm dhe i ardhur në një moment jo të përshtatshëm, pasi që, sipas tij, një veprim i tillë është dashur të merrej atëherë kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale. Mirëpo, pas kësaj deklarate Haradinaj-Stublla e quan Lekajn “kryetoksik” të AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori