Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se për momentin nuk kanë ende persona të dyshuar në këtë çështje.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
Sipas tij, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.
“Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.
Po ashtu, Lutfiu theksoi se janë ende në fazë të hetimeve dhe se siç tha ai nuk mund të japin informata tjera.
“Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.
Telegrafi po ashtu i ka dërguar pyetje Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këtë rast, por të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte treguar se nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), konkretisht nga laboratori i Toksikologjisë ishin zhdukur mostrat Astrit Deharit.
Në lidhje me këtë lajm, u ndërmorën disa masa, duke u pezulluar nga puna katër punonjës të laboratorit të Toksikologjisë, në IML, të cilët dy ditë më parë u rikthyen sërish në punë.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sjellja e policëve kur para tyre arratiset Milan Radoiçiq

Rrëfimi i prokurorit se si ranë biznesmenët e fajdes në rastin “Brezovica”

Zjarr i madh në fabrikën e bojërave, Ministria e Brendshme thirrje qytetarëve: Shmangni autostradën Tiranë-Durrës

Pacolli lobon për Kosovën në New York

Haxhiu: SHIK-u ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në procesin e pas luftës në Kosovë

Nxënësit shembullorë ndërprenë mësimin pasi komuna ua ndali transportin

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals