LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e dy policëve, kërkimet vazhdojnë nesër

Zhdukja e dy policëve, kërkimet vazhdojnë nesër

Kanë përfunduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar mbrëmë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Këtë e ka konfirmuar Haki Hertica nga njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së.


“Për sonte kanë përfunduar kërkimet, ndërsa do të vazhdojmë nesër rreth orës 09:00 prapë me kërkim”, tha Hertica .

Ndërkaq, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se do të kërkojë ndihmën e homologut të tij maqedonas Zoran Zaev që kërkimet për dy policët e zhdukur kosovarë në lumin Lepenc të bëhen edhe në anën e territorit të shtetit fqinj.

Ai këto komente i bëri sot në vendin e zhdukjes së dy policëve mbrëmë në aksidentin që ndodhi në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, te vendi i quajtur Kulla me qeshmë.

Akoma asgjë për fatin e dy policëve, Haradinaj niset për Kaçanik
Lexo po ashtu Akoma asgjë për fatin e dy policëve, Haradinaj niset për Kaçanik

“U bë edhe dita e dyta që nga aksidenti i djeshëm. Dy policë janë të humbur dhe njësitet e policisë, FSK dhe të gjithë janë në kërkim. Janë edhe dy kilometra lumë që janë të pakontrolluar, por do të lindë nevoja që të bëhet kërkimi edhe në Maqedoni. Do ta lus Zaevin për ndihmë në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë afër kolegëve, policisë, familjeve dhe shpresoj që do të na befasoj një lajm i mirë, por po shihet një gjendje e rëndë. Të dy zyrtarët policorë kanë qenë në detyrë, kanë qenë duke u kthyer. Herët me fol, sepse kemi edhe dy kilometra pa u kontrolluar në Kosovë dhe nëse eventualisht ka dyshime që në Maqedoni ka ndonjë gjë, do të kërkojmë që atje kërkimet t’i bëjnë edhe FSK”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në  rrjedhën e lumit Lepenc./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori