LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e dosjeve në Shqipëri: Mbrohen 56 politikanë dhe zyrtarë të lartë të lidhur UDB-në

Zhdukja e dosjeve në Shqipëri: Mbrohen 56 politikanë dhe zyrtarë të lartë të lidhur UDB-në

Viron Bezhani, biri i Nafiz Bezhanit – kryetarit të ish-komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit – deklaron se një ish-punonjës i SHIK-ut, i punësuar më pas në Ambasadën shqiptare në Belgjikë, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë që ishin bashkëpunëtorë të UDB-së jugosllave.

Bezhani ka deklaruar gjithashtu se gjatë drejtimit të komisionit nga babai i tij, 20 deputetë të Partisë Demokratike kërkuan me çdo kusht dosjen e Sali Berishës.


Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, ai pohon se grupi i deputetëve, të kryesuar nga Genc Pollo, kishin bindjen për ekzistencën e një dosjeje për Berishën. Por, Berisha nuk u verifikua asokohe pasi pozicionin e kryetarit të opozitës nuk e përfshinte ligji.

“Nuk kam ndonjë pritshmëri të madhe, për arsyen se dosjet kryesore janë zhdukur” , thotë ai. “Janë zhdukur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Personi ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kur nisi punën Komisioni, u kërkua dokumentacioni. U mblodh i gjithë SHIK-u për të kërkuar disqet. Punonjësi u arratis. Më pas është punësuar në Ambasadën shqiptare në Bruksel. Sa i takon datës, duhet të shikoj dokumentet për të qenë i saktë. Por, disqet janë zhdukur gjatë kohës së qeverisjes së PD-së. Di që babai ka bërë një denoncim në prokurori për vjedhjen e disketave, por personi i dyshuar u largua nga Shqipëria menjëherë pas zhdukjes dhe jeton ende në Belgjikë”.